Suhareka ishte ndër komunat e para që ndërmori iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit, përcjell Medial.mk.
Bali Muharremaj, kryetar i kësaj komune, vlerësoi se shfuqizimi i këtij ligji ishte veprimi i duhur.
“Kemi mbledh nënshkrimet për një kohë shumë të shkurtër – me ketë rast dua ta falënderoj opozitën ngase jemi dakorduar menjëherë. Përmes peticionit janë mbledhur mbi 11 mijë e 800 nënshkrime të cilat janë dorëzuar në parlament”.
“Kemi pasur edhe kërcënime, ka pasur telefonata. Por, që nga momenti që kam ndërmarre këtë vendim vazhdoj të ecë përpara”.
Sa i përket sigurisë, ai theksoi se kanë bashkëpunim të ngushtë me policinë si dhe shpalosi planet e reja në këtë aspekt.
“Çështja e sigurisë më shumë se sa komunës ju përket organeve të sigurisë. Kemi bashkëpunim shumë të mire, mirëpo numri i policëve është shumë i vogël. Kemi vendosur kamerat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë edhe me vendosjen e kamerave të tjera të cilat do të monitorohen nga policia”.
Në një intervistë në Sytë 7 të Klan Kosovës, Muharremaj bëri të ditura edhe detaje nga projekti për ndërtimin e shtëpisë së pleqve në Suharekë.
“Punimet për shtëpinë e pleqve kanë filluar. Është një projekt i madh që po e realizojmë me organizatën “Jetimat e Ballkanit”. Ky institucion do t’i këtë 500 shtretër dhe shtrihet ne mbi një mijë hektarë tokë”.
“Do të ketë shërbime për njerëzit e moshuar, për ata që janë të pastrehë dhe besoj që do të jete një shtëpi mjaft interesante”.
Muharremaj gjithashtu bëri të ditur që shërbimet e ofruara nga kjo shtëpi do të jenë pa pagesë për personat që nuk kanë strehim.
Ndërsa, sa ju përket investimeve kapitale në këtë komunë ai tha se qëndrojnë goxha mire, përderisa përmendi përmbylljen e Zonës Industriale, ndërtimin e dy unazave si dhe fillimin e ndërtimit të sheshit.
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni