Ish-kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në protestën e shtatë të opozitës, theksoi se “protesta do të vazhdojë deri në fitore”.
“Protesta do të vijojë deri në rrëzimin e regjimit që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku çdo 3 ditë zhduket një fëmijë; që e ka shndërruar në epiqendër të krimit dhe drogës”, u shprehish-kryeministri.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama është një kufomë politike e pa kallur.
“Zoti Rama është një kufomë politike e pa kallur, kufomë politike e pa kallur. Po t’i vësh re ti anti-mitingjet e tij ato ngjasojnë me kortezhet për mort, e jo mitingje. Pra Rama është politikisht i ngordhur por i pa kallur.
Ky është një nga regjimet më të këqij që ka njohur Europa, regjimi që largoi 400 mijë shqiptarë. Regjimi që ka bërë Shqipërinë në vendin kur çdo tre ditë zhduket një fëmijë, regjimi që ka shndërruar Shqipërinë në epiqendër botërore të krimit të drogës, vret shpresën çdo ditë. Përmbysja e tij dhe rikthimi i votës së lirë është mision historik i opozitës shqiptarë. Forcë në botë nuk na ndalon dot.
Asnjë mbështetje nuk ka marrë Rama sot nga Stoltenberg. Ai ka kërkuar dialog, po natyrisht kërkesë e drejtë. Rama njeh jo gjuhën dialogut, por gjuhën e forcës dhe të dialogut. Me paranojën e Ramës nuk ia vlen të merrem më. Unë do t’i thoja qërohu sa më parë, këtë do t’i thoja2, shtoi ish kryeministri Sali Berisha.
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...
Begaj dekreton Riza Podën si ambasador i Shqipërisë në Kinë
Prishtina e Re fiton ndaj Vjosës, shpallet kampione vjeshtor...