Delegacioni francezo-gjermanë sot në Kosovë, takohen me krerët e shtetit

07:42 | 3 Qershor 2019
Arbresh.info

Një delegacion francezo-gjermanë do ta vizitojë sot Kosovën. Ky delegacion në përbërje ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë, të cilët si duket po vijnë në Kosovë për të diskutuar me krerët shtetërorë për Samitin e Parisit.

Delegacioni francez mësohet se përbëhet nga Alexandre Adam, zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Heldt.

Delegacioni francezo-gjermanë së pari do të takohen me presidentin Thaçi.

Ky takim mësohet se do të ndodhë në mëngjes dhe do të jetë takimi i parë i tyre, duke vazhduar më pas me kryeparlamentarin Veseli, kryeministrin Haradinaj dhe ekipin për dialog./kp

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme