Si të keni shumë ndjekës në rrjete sociale

01:33 | 3 Qershor 2019
Trina Galanxhi

Të gjithë e dimë sa e fuqishme është loja e Instagramit – për një LIKE më shumë. Po si mund të kesh më shumë ndjekës? Mund të kesh dëgjuar edhe nga kushëriri i vogël 12-vjeҫar që njerëzit paguajnë për të pasur më shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Por nuk është kjo ajo që do të bësh. Në varësi të faqes së Instagramit që ke për të menaxhuar, ka disa hapa që të sigurosh më shumë ndjekës – falas.

Bëhu një pëlqyes besnik

Kjo është një pikë shumë e rëndësishme – një fillim i mirë. Jo vetëm të pëlqesh fotot apo komentet e fotove që ke postuar në profilin tënd, por të ndash dashuri edhe me njerëzit që jo domosdoshmërish janë ndjekësit e tu. Po ashtu mund të pëlqesh edhe fotot apo postimet e miqve që nuk i njeh edhe aq mirë. Thjeshtë shiko dhe shumë shpejt, gjithҫka do të të kthehet mbrapsht.

Zgjidhi hashtag-ët me menҫuri

Në profilet sociale, është shumë e rëndësishme edhe zgjedhja e hashtag-ëve. Një zgjedhje e mirë e tyre përkthehet në më shumë pëlqime në mediat sociale dhe rrjedhimisht edhe më shumë ndjekës. Kështu, ndërsa zgjedh të përdorësh një hashtag, merr parasysh që të ketë një lloj “kodi”për të tërhequr fansa. (#FF + Follow Friday, #LB = like back, #l4l = like for like), por edhe më populloret (#love, #instagood), të cilat përdoren më shumë në Instagram (do të shihen nga shumë njerëz që e përdorin Instagramin).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme