Venat e zgjeruara janë një problem i zakonshëm vaskular që i prekë si meshkujt ashtu edhe femrat, edhe pse më shumë vuajnë femrat.
Përveç se është një problem estetik, venat e zgjeruara mund të jenë edhe të dhimbshme gjithashtu.
Kjo gjendje nuk duhet kurrë të neglizhohet, pasi që tregon se qarkullimi i gjakut të një personi është kompromentuar, që bën që venat të zgjerohen, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, nëse dëshironi të shmangni këtë, ju ofrojmë disa receta shtëpiake që kanë dëshmuar të jenë shumë efektive.
Hudhra
Dihet se hudhra është mjaft e mirë për shëndetin, pasi që lufton sëmundjet e ndryshme dhe inflamacionin në vena që shkaktohet nga qarkullimi i dobët i gjakut. Kështu, nga hudhra ju mund të bëni një krem mjaft efektiv. Për ta bërë këtë, merreni një hudhër, shtypeni dhe përzieni me alkool. Bëni masazh zonave të prekura nga zgjerimi i venave në këmbë me këtë krem 4 herë në javë.
Aloe Vera
E njohur për efektet e saj të mira terapeutike, aloe vera është një ilaç natyral që largon dhimbjet që shkaktohen nga venat e zgjeruara. Për rezultate të mira, aplikojeni xhelin e aloe veras në zonat e prekura duke iu bërë mesazh dhe lëreni atë gjatë natës.
Tjetër recetë
Duke përdorur një blender, përzieni xhelin e Aloe Vera, uthullën e mollës dhe karotat. Përzieni mirë derisa kremi të trashet. Aplikojeni këtë përzierje në zonat e prekura dhe lëreni të veprojë për gjysmë ore para se ta hiqni atë me ujë të ftohtë.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...