Banorët shqiptarë të komunës së Graçanicës po ankohen se po kanë vonesa në pajisjen me dokumentet të ndryshme, raporton T7
Janë komuna me shumicë serbe e edhe kryetarët i kanë të po të njëjtit nacionalitet.
Ani pse janë pjesë e institucioneve që duhej të funksiononin me simbole shtetërore dhe të respektojnë ligjet e shtetit, kjo nuk po ndodhë.
Madje institucionet kosovare të udhëhequra nga serbët po bëjnë edhe diskriminim në baza etnike.
Banorët shqiptarë të komunës së Graçanicës po ankohen se po kanë vonesa në pajisjen me dokumentet të ndryshme, teksa ata serb thonë të kundërtën.
Ramiz Gashi, pronar i një fabrike të ngjyrave në këtë komunë po ankohet se për të marrë një listë poseduese dhe një kopje plani nga drejtoria e kadastrit në Graçanicë i është dashur të pres një muaj.
Sipas tij, në këtë drejtori janë të punësuar persona të pa përvojë dhe të cilët askush nuk i kontrollon.
Ndonëse e mori listën poseduese, Gashi deklaron se u ballafaqua edhe me telashe tjera të cilat po ashtu i shkaktuan vonesa të shumta, pasi që dokumentet kishin gabime të shumta.
Por këto vonesa i ka mohuar drejtori i Zyrës Kadastrale Komunale në Graçanicë, Nebojsha Sudimaq, i cili ka thënë se të gjitha kërkesat për listat poseduese u lëshohen aplikuesve brenda 24 orëve.
E në anën tjetër edhe banorët e komuniteti serb në Graçanicë mohojnë se ka vonesa për marrjen e dokumenteve të caktuara nga komuna.
Por këto telashe nuk janë vetëm në Graçanicë, por në shumicën e komunave ku në krye të drejtorive përkatëse janë persona të nacionalitetit serb.
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...