Në shenjë proteste kundër mbajtjes Iftarit në Kopenhagë të Danimarkës, i cili mblodhi rreth 2.000 besimtarë, të djathtët radikalë dogjën Kuranin dhe thirrën slogane kundër islamit.
Grupi i radikal të krahut të djathtë, të udhëhequr nga lideri i partisë “Stream Kurs” Rasmus Paludan, dogjën Kuranin mbrëmë në sheshin e qytetit dhe në ballkonin e hotelit ngritën transparentin me mesazhin “Evropa është e jona.”
Policia daneze hoqi parullën dhe largoi grupin radikal nga sheshi i qytetit, ku iftari mbahet tradicionalisht. Nga ana tjetër, për myslimanët e mbledhur në iftar, një mesazh solidariteti dërgoi një grup i danezëve, të cilët veshur me xhaketa të verdhë qëndruan rreth sheshit derisa zgjati iftari.
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...