Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.T. dhe D.K. për shkak të veprave penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.1 të KPRK-së lidhur me veprat penale Keqpërdorim i detyrës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 422 par.1 dhe 2, nënpar.2.1, 2.2 dhe 2.3 të KPRK-së dhe Marrja e Ryshfetit nga neni 429 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2. të KPRK-së, ngase ekziston rreziku potencial që të njëjtit po të gjenden në liri mund të arratisen dhe në këtë mënyrë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, të fshehin provat e veprës penale apo të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbejë si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Arbresh.info
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...