‘Evropianët e rinj’ mësojnë në klasa me minj (Foto)

11:20 | 27 Shtator 2015
M. A.

Në klasa bashkë me minjtë, rreth 1000 nxënës të Malishevës kanë nisur më 1 shtator shkollën.

Të rrezikuar nga shembjet e objektit shkollor, që e kanë sinjalizuar tash e sa vjet të çarat në çdo qoshe të klasave, nëpër korridore, në dysheme që në hyrje të shkollës dhe në shumë pjesë ku shkel këmba e nxënësve e nga ku dalin minjtë dhe gjatë orës mësimore lëvizin nëpër klasa, nga pluhuri që po iu shkakton alergji, nga mungesa e ujit nëpër tualete…, në shkollën “Ramadan Morina” në fshatin Damanek, si dhe në shkollën fillore “Imer Krasniqi” në fshatin Carallugë të Malishevës, “evropianët e rinj” kanë nisur vitin e ri shkollor 2015/2016.

Pranë secilës shkollë qëndron dhe nga një objekt i ri, me infrastrukturë moderne, destinuar për këto dy shkolla.

Por, këto dy objekte rrinë të mbyllura, e vështrohen nga jashtë xhamave me shumë adhurim prej nxënësve duke filluar nga sallat sportive me standarde ndërkombëtare në katin e parë, bibliotekën, kabinetet të projektuara për secilën lëndë mësimore.

Pas këtij vështrimi, 16 nxënës ulen në bankat e një klase me hapësirë 18 metra katrorë, në objektin e vjetër të shkollës “Imer Krasniqi”

auto_malisheve-shkolla21443343266 auto_malisheve-shkolla1443343233 auto_malisheve-shkolla31443343274

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme