Anija e mbytur në kryeqytetin e shtetit Hungarez duket se ka lënë pas më shumë se 27 viktima. 7 persona janë shpëtuar, 7 janë gjetur të vdekur ndërsa për 21 turistët e tjerë nuk ka asnjë informacion dhe dyshohet se janë mbytur në këtë aksident.
Ndërkohë që shpresat janë shuar për shpëtimin e atyre që ende mungojnë nga përplasja vdekjeprurëse e anijes në Budapest, Ministri i Jashtëm i Hungarisë u tha gazetarëve të premten se autoritetet po punojnë të heqin rrënojat nga uji.
35 persona ndër të cilët 33 ishin turistë nga Koreja e Jugut ishin në bordin e anijes turistike në momentin që ajo u përplas me një anije më të madhe në lumin Danub në Budapest. Deri tani janë konfirmuar 7 persona të vdekur dhe 7 të tjerë janë evakuuar dhe dërguar në spital ndërsa 19 të tjerë janë ende të zhdukur. Ministri i jashtëm Hungarez, Peter Szijjarto, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun Korean Kang Jung Uha deklaroi për gazetarët se qëllimi i qeverisë është të rimëkëmbë dhe zbulojë sa më shpejt anijen e aksidentuar si edhe viktimat për të nxjerrë të gjithë të mbeturit në rrënojat e kësaj anijeje. Ai shtoi po ashtu se kushdo që do të bëjë ndonjë lëvizje për të penguar këtë proces do të përballet me masa ekstreme.
Szijjarto bëri me dije për gazetarët se disa zhytës kanë tentuar vazhdimisht ti afrohen anijes por mungesa e dritës nën lum e ka bërë këtë proces të pamundur deri më tani.
Ka mundësi që anija e mbytur të mos ndodhet më pranë zonës në të cilën u mbyt dhe të ketë lëvizur me rrymën, pasi qeveria Hungareze e ka zgjeruar kërkimin përgjatë gjithë lumit Danub duke bashkëpunuar edhe me autoritetet Serbe.
Sipas policisë Hungareze, Për mjetin lundrues Mermaid u deshën vetëm 7 sekonda për t’ u mbytur .
Asnjë prej viktimave nuk ka patur veshur jelekët e shpëtimit ndërsa deri tani janë identifikuar 2 prej turistëve Koreano Jugur. Ndërsa prej 7 të mbijetuarve nga ky aksident gjashtë janë larguar nga spitali dhe njëri po vijon të qëndroi pasi i janë thyer brinjët.
Ka dyshime se ky aksident ka ardhur si pasojë e një pakujdesie nga drejtuesi i anijes së madhe, shtetasin Ukrahinas, të njohur me emrin ‘JURI’. Ai u mor në pyetje nga specialistët e forcave policore të cilat po merren me hulumtimit të kësaj ngjarje. Këtë lajm e bëri me dije vetë Ministri i Jashtëm Holandez ditën e premte.
Menaxheri drejtues i agjencisë turistike Japoneze ka kërkuar ndjesë për ngjarjen dhe i ka përcjell ngushëllimet e tij familjarëve nëpërmjet një gazetë në Seul.
Në guitënfatkeqe mosha mesatare ishte e mesme ndërsa më i vjetri ishte një 70 vjeçar e ndërsa më e vogël ishte një fëmijë 6 vjeçar. Viktimat ndodheshin në ditën e 5të nga 7 të turit.
Qytetar të shumtë kanë vendosur lule dhe qirinj pranë ambasadës Koreane në Budapest në nder të viktimave./ABC News
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...