Kryeimami i xhamisë në Mitrovicë, Mulla Asllan Murati, i cili shërbeu 47 vite në këtë xhami me lot në sy ka rrëfyer momentet më të rënda që ka përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Prof. Mulla Asllani i përlotur tregon si ka varrosur shumë dëshmorë e qytetarë gjatë periudhës së lutës.
Duke rrezikuar jetën e vet, Hoxhë Asllani nuk ka kthyer askënd kush i ka trokitur në derë për të varrosur të vrarët gjatë luftës.
Momenti më i vështirë për të ka qenë kur ai ka varrosur dëshmorë gjatë natës për shkak të rrezikut që ka sjellë lufta.
“E kishin qit ne një Vllad gjenazen komen zhag për toke. Kur e kam pa nuk e harroj kurrë. E kom marr e kam qu te varret, ja kemi qel varrin ne ora 11 te natës më do bateria bojshim dritë. Vetëm pritsha kur të kerset sepse aty ishin pozicionuar ushtria dhe thojsha vetëm kur të kerset”, rrëfen mes tjerash Prof Mulla Asllani në një intervistë për portalin Arbresh.info
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë