Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tash e disa ditë ka filluar t’i shpeshtojë deklaratat për për bashkim kombëtar. Duke përmendur izolimin që është duke iu bërë Kosovës nga BE-ja, i pari i shtetit po thotë se kjo është një nevojë e pashmangshme e Kosovës.
Mirëpo, këto deklarime të Presidentit, po shihen me skepticizëm nga ana e njohësve të çështjeve politike në vend, jo për thelbin e idesë, por për pamundësinë e realizmit të saj.
Politologu kosovar, Ramush Tahiri, thotë se ideja e Bashkimit Kombëtar, është një ide e vjetër dhe se me Kushtetutë e ka të ndaluar bashkimin me shtetet e tjera që në nenin e parë dhe kjo është marrë për bazë gjatë shpalljes së pavarësisë për arsye që populli shqiptar të mos shkaktojë tensione tjera në regjion.
“Ideja e Bashkimit Kombëtar është ide shumë e vjetër, është prej Rilindjes e këndej sepse të gjithë popujt kanë krijua shtetet kombëtare në bazë etnike dhe kur është krijues Shqipëria shtetet fqinje kanë marrë territore të saj dhe Shqipëria etnike nuk është bërë dhe tash edhe 100 vjet pas përkufizimit shtetëror, kjo ide ka mbet aktuale. Kuvendi i saj ka të drejtë me nxjerrë deklaratë ose vendim për bashkim me cilindo shtet tjetër”, tha Tahiri, për Ekonomia Online
Idenë e presidentit Thaçi, Tahiri e cilëson si një ide që ka mbështetje, por sipas tij kjo nuk mund të bëhet për momentin, me arsye se Kosova është përcaktuar në çështje tjera jetike, për sovranitet e integrim në BE.
“Kërkesa e presidentit Thaçi është ide serioze, është ide që ka mbështetje dhe si president ka përgjegjësi të caktuara, a do realizohet kjo ide, mbetet të shihet se a do ketë iniciativë në Kuvend dhe si do reagon Bashkësia Ndërkombëtare, por si ide nuk mundet askush me e mohu. Nuk është aktuale ideja e bashkimit kombëtar për momentin, por mund të bëhet. Për momentin Kosova është përcaktua që të jetë shtet sovran dhe i pavarur, të bëhet anëtare e OKB-së dhe BE-së dhe kufijtë mos të ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe mes rajonit, populli shqiptar ka interes që të mos ketë kufij me shtetet fqinje”.
Arsyen e presidentit për këtë ide që nuk e kishte shfaqur ndonjëherë më herët, Tahiri thotë se e di.
Njëjtë si në deklarimet e presidentit, edhe Tahiri thotë se arsyeja e kësaj ideje, është pasi presidenti Thaçi është i zhgënjyer me procesin e ngadalshëm të Integrimit Evropian dhe pamundësinë e Lëvizjes së lirë për kosovarët, drejt vendeve të BE-së.
“Mendoj që Presidenti është i zhgënjyer me procesin e ngadalshëm me procesin e ngadalshëm të Integrimeve Evropiane, me mos liberalizimin e vizave, sepse Kosova do ishte dashtë edhe para Serbisë ta ketë liberalizmin e vizave dhe të jetë e integruar në Evropë, sepse Kosova është projekt edhe ndërkombëtarë… Kjo ide nuk mendoj që është aktuale dhe do shkojë në kuvend, po të shkon në Kuvend unë nuk mendoj që ka deputet që do ketë kurajon morale që të veton kundër bashkimit kombëtar”, u shpreh Tahiri.
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...