Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK ka reaguar përsëri për aksionin e Policisë në veri, ku u arrestua një numër i madh i zyrtarëve që dyshohet se janë të ndërlidhur me krimin e kontrabandën.
Përmes një njoftimi, ky mision thekson se informacionet e shpalosura nga Policia e Kosovës nuk përputhen me ato të tyre, dhe se sipas njoftimit, në këtë operacion është përdorur dhunë gjatë arrestimit të dy zyrtarëve të UNMIK-ut, transmeton lajmi.net.
Sipas tyre, Policia e Kosovës nuk i ka dhënë UNMIK-ut prova të qarta për këtë operacion.
Duke reaguar për arrestimin e zyrtarëve të tyre, UNMIK ka ritheksuar se këto veprime sipas tyre kanë shkelur imunitetin e pjesëtarëve të këtij misioni, si dhe protokollet tjera.
Në bazë të reagimit të këtij misioni, gjatë arrestimit ka pasur përdorim të panevojshëm të dhunës nga Policia e Kosovës.
Kujtojmë, se Policia e Kosovës kishte arrestuar 19 zyrtarë në operacionin e së martës në veri.
Ndaj tyre është kërkuar paraburgim, ndërkaq që Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ka edhe persona të tjerë të cilët janë në kërkim për shkak të dyshimit të bazuar se janë të përfshirë në disa vepra të ndryshme penale.
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...