Google ADS

Ngrënia e vezëve të fërguara gjatë shtatzënisë e rritë inteligjencën e bebes

22:59 | 1 Qershor 2019
A. B.

Nëse jeni duke ngrënë ushqime të fërguara për mëngjes dhe jeni shtatzëne, atëherë urojeni veten sepse jeni duke i bërë mirë bebes!

Kjo sepse, sipas një studimi të ri, ngrënia e vezëve gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë mund të ndikojë në rritjen e nivelit të inteligjencës të bebes, transmeton Telegrafi.

Përse? Sepse vezët janë të mbushura me kolinë, vlerë ushqyese të cilën nuk e konsumojnë mjaftueshëm gratë.

Lidhja mes niveleve të rritura të kolinës dhe niveleve të larta të inteligjencës është zbuluar më parë te minjtë, por së fundmi është dëshmuar edhe te njerëzit.

Hulumtuesit i kishin ndarë 26 njerëz në dy grupe, ku gjysma e grave kishin konsumuar 480mg kolinë në ditë – pak më shumë se sasia e rekomanduar ditore, e cila është 450g – dhe gjysma tjetër e grave kishin konsumuar 930mg kolinë në ditë.

Bebet e tyre pastaj ishin testuar për shpejtësi dhe kujtesë vizuospatiale në moshën katër, shtatë, 10 dhe 13 muajsh.

Dhe kështu shkencëtarët kishin zbuluar se nivelet e larta të kolinës të konsumuara nga nënat shtatzëna, kishin rezultuar që bebet të kenë nivele më të larta të inteligjencës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme