Google ADS

Liverpooli fiton Ligën e Kampionëve

22:59 | 1 Qershor 2019
Arbresh Info

Liverpooli është kampioni i Evropës për sezonin 2018/19.

“Redsat” kanë mposhtur në finale të UEFA Ligës së Kampionëve me rezultat 0 me 2 skuadrën e Tottenhamit në stadiumin Wanda Metropolitano në Madrid, shkruan portali arbresh.info.

Ndeshja nisi me zhvillime të mëdha për shkak se gjyqtari Damir Skomina akordoi penaltia në favor të skuadrës së Jurgen Klopp pas vetëm 24 sekonda lojë.

Sissoko ndali me dorë goditjen nga Sadio Mane dhe kështu “Redsat” siguruan goditje nga pika e bardhë  të cilën e ekzekutoi superylli Mohamed Salah duke shënuar për 0 me 1 në minutën e 2 të ndeshjes.

Sulmuesi egjiptian hyri edhe në histori të finaleve të Ligës së Kampionëve për golin e dytë më të shpejtë të shënuar ndonjëherë.

Ndeshja më e madhe në futbollin evropian u ndërpre pas 20 minuta lojë për shkak se një tifoze e veshur vetëm me bikini hyri në fushë.

Tottenhami përpiqej vazhdimisht për të barazuar shifrat duke pasur raste të njëpasnjëshme si në minutat e mbetur të pjesës së parë ashtu edhe në fraksionin e dytë, por Allison tregoi klasin e tij duke bërë disa pritje të mrekullueshme.

Në fund, Divock Origi, i cili u inkuadrua në fushë si një zëvendësues pas një ore lojë, realizoi për 0 me 2 në minutat e fundit të kohës së rregullt (87′).

Xherdan Shaqiri ishte në dispozicion vetëm nga bankina, por trajneri gjerman ngurroi për ta inkuadruar atë në fushë në minutat në vazhdim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme