Google ADS

Cili ishte mesazhi në bikini e femrës që ndërpreu finalen e Ligës së Kampionëve

22:12 | 1 Qershor 2019
Arbresh Info

Finalja e Ligës së Kampionëve është ndërprerë për pak çaste nga një femër në bikini.

Bukuroshja ishte gjysmë e zhveshur dhe kishte të veshur bikini ku në pjesën e përparme shkruante “Vitaly Uncensored”, transmeton portali arbresh.info.

Derisa po zhvillohej minuta e 20′ e ndeshjes më të madhe në futbollin evropian mes Tottenhamit dhe Liverpoolit në stadiumin Wanda Metropolitano në Madrid, ajo vrapoi në fushë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Përveç joshjes që mund t’iu ketë shkaktuar, tifozët kanë mbetur duke pyetur vetën se kush është “Vitaly Uncensored”.

Ata besohet se janë një uebfaqe për të rritur që bëjnë gjëra të çuditshme të natyrës seksuale dhe “pa rregulla”.

Nëse kërkojmë në internet, aty shihet se ata bëjnë aktivitete të ndryshme të llojit të tillë në vende publike dhe me femra të ndryshme./arbresh.info/


Më poshtë mund të shikoni disa pamje të këtij momenti në finale:

https://twitter.com/FootbaII_HQ/status/1134904853707276289

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme