Përplasjet verbale mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u zhvendosën në Singapor ku po zhvillohet Konferenca e Sigurisë, “Dialogu i Shangri-La-së,” një takim i ministrave të Mbrojtjes të Azi Paqësorit. Duke folur në takim sekretari në detyrë amerikan i mbrojtjes Patrick Shanahan e bëri përgjegjëse Kinën për destabilizimin e disa rajoneve të Azisë.
Ai nuk iu referua drejtpërdrejt Kinës kur tha se disa “aktorë” po sjellim destabilizim, por shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të injorojnë sjelljen e kinezëve. Nga ana tjetër Shanahan u shpreh i gatshëm për të ndërtuar marrëdhënie ushtarake me Pekinin. Këtë gatishmëri e shfaqi edhe gjatë takimit me homologun kinez, Wei Fenghe, trasmeton oranews.
Ndërkohë zv./shefi i Shtabit i Ushtrisë së Kinës, Shao Yuan Ming, i quajti të pasakta pikëpamjet zyrtarit amerikan.
Shanahan gjithashtu tha se gjiganti i teknologjisë Huawei ishte shumë pranë qeverisë kineze dhe shtoi se Uashingtoni është i shqetësuar ndaj sulmeve kibernetike dhe vjedhjes së pronësisë intelektuale. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Huawei-n për spiunazh, thyerjen e sanksioneve tregtare ndaj Iranit dhe vjedhjen e pronësisë intelektuale, akuza që mohohen nga kompania.
Por mosmarrëveshjet për gjigantin e teknologjisë Huawei nuk janë të vetmet. Prej vitesh Uashingtoni është i shqetësuar për veprimtarinë e Pekinit në Detin e Kinës Jugore, i cili pretendohet tërësisht nga Kina dhe është rrugëkalimi kryesor i mallrave në botë.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...