Google ADS

Të gjithë ata që aplikojnë për vizë amerikane do t’u kërkohen llogaritë e rrjeteve sociale

21:30 | 1 Qershor 2019
Arditë Shkodra

Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, e ka implementuar sot një politikë të re, nëpërmjet së cilës do t’u kërkohet shumicës së atyre që aplikojnë për vizë në Shtetet e Bashkuara, që të japin informacione mbi llogaritë e tyre të rrjeteve sociale.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, ka thënë për The Verge se gjatë ditës së sotme është përdorur kjo metodë e re.

Ortagus ka theksuar se prej tani do t’u kërkohen këto informata shtesë, udhëtarëve të përkohshëm dhe atyre të përhershëm.

“Ata duhet t’i radhisin llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, ose të tregojnë se cilat prej tyre nuk i përdorin. Pastaj zyrtarët do ta përdorin një sistem skanimi për ta verifikuar informacionin e dhënë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme