Finalja e Ligës së Kampionëve: Penalti pas 24 sekondave

21:11 | 1 Qershor 2019
Arbresh Info

Diçka e rrallë ka ndodhur në ndeshjen më të madhe në futbollin evropian.

Finalja e UEFA Ligës së Kampionëve është zhbllokuar pas vetëm dy minutave lojë në stadiumin Wanda Metropolitano në Madrid, shkruan portali arbresh.info.

Gjyqtari Damir Skomina akordoi penalti pas vetëm 24 sekondave lojë pasi Sissoko preku topin me dorë duke ndalur goditjen nga sulmuesi Sadio Mane.

Superylli Mohamed Salah ishte ekzekutues i goditjes nga pika e bardhë dhe u tregua i saktë në përballjen direkte të tij me portierin e Tottenhamit, Hugo Lloris.

Salah dërgoi në epërsi skuadrën e tij për 0 me 1 pas dy minutave lojë duke realizuar gjithashtu golin e pestë këtë edicion në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Të ngjashme