Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka reaguar pas sulmeve që janë bërë ndaj gruas rome ditëve të fundit.
Berisha tha se nuk iu nevojitet më keqardhja por duan respekt dhe veprime nga secili qytetar i Kosovës.
Më poshtë reagimi pa ndërhyrje i Berishës, që është kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane:
Nuk na nevojitet më keqardhja por duam respekt dhe veprime nga secili qytetar i Kosovës
Ngjarja e sulmit të përsëritur ndaj një pjesëtare të komunitetit rom është shumë shqetësuese për shoqërinë kosovare. Unë si lider i Partisë Liberale Egjiptiane PLE-se dhe përfaqësues i komunitetit egjiptian e dënoj ashpër këtë akt dhe përsonalisht do të jem në ndjekje të rrugës ligjore që të gjithë pjesëmarrësit të përgjigjen para drejtësisë.
Ky rast është indikator shumë i fuqishëm se për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian nuk ka shtet të së drejtës në Kosovë dhe atyre në vazhdimesi i’u cenohen të drejtat më elementare në jetë . Një akt i tillë qon në përjashtim dhe armiqësi dhe krijon pengesë të madhe që njërëzit të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre njerëzore.
Mbrojtja e të drejtave të njeriut, respektimi i ligjit, shprehjet jodiskriminuese janë parime të shoqërisë që së bashku duke i respektuar do të na garantonin një jetë me të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Republika e Kosovës ka në thelbin e saj Kushtetutën e cila është garantues i të drejtave individuale.
Në qoftë se një shoqëri gjithëpërfshirëse e bazuar në të drejtat e barabarta do jetë realitet, shoqeria nuk mund të lejoje që ndonjë pjesë e anëtarëve të saj të poshterohen, të përjashtohen, lendohen fizikisht ose detyrohen në vetemohim.
Nuk i pranojm deklaratat formale të lidershipit politik kosovar por kërkojmë veprime konform ligjeve dhe Kushtetutës me të mirë në Evrope që fatkeqesisht është vetëm në letër. Është edhe më e dhimbshme e shqetësuese fakti se sulmi është kryer nga nxënës dhe të rinjë që paraqesin të ardhmën e Kosovës vetëm se ajo ishte e pa mbrojtur dhe ishte me ngjyrë!!.
Organet e shtetit duhet sipas detyrimeve ndërkombëtarë dhe Kushtetutës së Kosovës të sigurojnë trajtim të barabartë, barazi e siguri për të gjithë qytetarët e saj. Duhet të mos lejohet dëmtimi i dinjitetit të njeriut. Veprimet e tilla janë ne kundërshtim me përkushtimin e komuniteteve për krijimin e një shteti te qytetarëve te barabartë i cili do te garantojë te drejtat e secilit qytetar,liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve.
Fatkeqësisht institucionet e shtetit në përiudhen e deri tanishme kanë deshtuar të garantojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, e të drejtat e komuniteteve të përcaktuara më Kushtetutën e Kosovës sidmos në përfaqesimin dhe trajtimin e barabartë në të gjitha sferat e jetës. Diskrepanca në mes të asaj që është shkruar në letër dhe realitetit jetësor ka sjellë si pasoj ngjarjen e famshme të këtyre ditëve.
Lus qytetarët për përmbajtje e qetësi e thërras organet e rendit për veprime konkrete që akteret të marrin denimin e merituar kurse institucionet e vendit te punojnë me sinqeritet për integrimin joformal te komuniteteve ne shoqeri.
Falenderoj të gjithë ata që e denuan aktin por ju theme së gjëndja nuk ndryshon nese nuk ndryshoni edhe në veprime.
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...