Google ADS

Finalja e Ligës së Kampionëve | Formacionet zyrtare, Tottenham – Liverpool

19:47 | 1 Qershor 2019
Arbresh Info

Tottenhami dhe Liverpooli kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjes më të madhe në futbollin evropian pasditen e sotme (e shtunë).

Dy gjigantët e Premierë Ligë kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për finalen e Ligës së Kampionëve në stadiumin Wanda Metropolitano në Madrid, shkruan portali arbresh.info.

“Redsat” nuk kanë ndryshime në formacionin e tyre duke vendosur në linjën frontale treshen Mane, Firmino dhe Salah si dhe duke lënë në bankinë kosovarin Xherdan Shaqiri që me gjasë mund të inkuadrohet në fushë gjatë pjesës së dytë.

Nga ana tjetër, Harry Kane shënon rikthimin te skuadra e Pochettinos pas lëndimit që kishte pësuar në kyç të këmbës.

Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/


Formacionet zyrtare, Tottenham – Liverpool

Të ngjashme