PSG i ofron Cristiano Ronaldos 50 milionë në sezon për largim nga Juve

19:31 | 1 Qershor 2019
Arbresh Info

Me gjasë, lajme tronditëse kanë arritur nga Spanja këtë pasdite (e shtunë) për shkak se Diario Gol raporton se PSG i ka prezantuar një ofertë të madhe Juves në përpjekje për të nënshkruar me superyllin Cristiano Ronaldo.

Raporti sugjeron që PSG i ka ofruar “Zonjës së Vjetër” 140 milionë euro për sulmuesin portugez duke i ofruar lojtarit gjithashtu një mega ofertë prej 50 milionë euro për sezon – 20 milionë euro më shumë seç shumta që fiton aktualisht në Juventus, transmeton portali arbresh.info.

Siç thuhet, Ronaldo e ka konsideruar ofertën që mund të pranohet vetëm në rast se njëri prej dyshes – Neymarit apo Kylian Mbappes largohen nga klubi.

Neymar është duke u përfolur për rikthim në Barcelonë në mes lidhjeve për kalim në Real Madrid që kanë qenë të vazhdueshme qysh pas transferimit te Barcelona në PSG.

Cristiano Ronaldo ka pasur një sezon të fuqishëm te Juventusi dhe synon t’i ndihmoj klubit për të shkuar tutje në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Juventusi padyshim se nuk do të lejoj largimin e tij marrë parasysh se të hollat nuk “flasin” për ata në këtë çështje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme