Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministri, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në takim me strukturat e degës së kësaj partie në Klinë, ku u takua me aktivistë e simpatizantë.
Në fjalimin mbajtur për ndër të këtij rasti, Haradinaj tha se shoqëria në Kosovë ka kaluar në shumë procese të rëndësishme, por se do të vije dita kur të rinjtë që kanë përfunduar shkollimin, të gjejnë vende pune, raporton Indeksonline.
Ai ka folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke theksuar se ka pasur përmirësime që kur vendi po e monitoron vet këtë sektor.
“EULEX e ka pas deri para 1 viti përgjegjësi për drejtësinë, pastaj na kanë thënë se sa ja kemi nis shtetin e s’mundemi me bo rend e ligj. Vetëm një vit ka që e bëjmë rendin e ligjin vet dhe ka rastis kur unë jam kryetar i qeverisë. Brenda këtij viti keni pa policët tanë që duken bukur zotëri në punë, me pajisje, veshjet etj”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, dikur kishte shumë plaçkitje në banka, por që tani për fat të mirë janë ndalur dhe nuk po ndodhin më.
I pari i ekzekutivit foli edhe për gjyqtarët e prokurorët dhe punën që ata bëjnë sa i përket vënies së drejtësisë.
“Rrrogat e gjyqtarëve e prokurorëve janë rrit, është dyfishuar stafi. Por me kërku standarde e etikë si e kanë disa vendet që janë shtet moti, është pak vështirë. Luftimi i korrupsioni ose punësimet pa bazë meritore janë zor me pru punën qind për qind të ndodh”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.
Por, ai ka shprehur bindje se një ditë të gjithë do të gjejnë punë duke u bazuar në shkollimin që kanë përfunduar.
“Cdo herë do të vijmë për t’ia kujtuar juve e vetës se problemet, vështirësitë do të kalojnë. Në skenën politike ka plot parti, secila është e këtij vendi, të gjitha janë vëllezërit e motrat tona, por me AAK nuk do të befasoheni kurrë për të keq. Befasitë janë ardh kur kemi janë marr vendime shumë parti në një vend, por Kosova ec përpara e nuk kthehet prapa”, ka thënë Haradinaj.
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...