Trump për Meghan Markle: Nuk e dija aq të keqe

17:33 | 1 Qershor 2019
A. B.

Trump ka deklaruar se nuk e ka menduar se Meghan Markle është aq e keqe.

Dukesha e Sussex Meghan Markle para pak javësh u bë nënë për herë të parë dhe së bashku me princ Harry-n vendosën që fënijën mbretëror ta pagëzonin me emrin e veçantë, Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Kur Donald Trump u zgjodh president në vitin 2016-të asokohe Meghan shprehu publikisht mbështetjen për Hilary Clinton dhe po ashtu vëmendjen e të gjithëve tërhoqi deklarata e saj kundrejt Trump: “Ju nuk dëshironi të jetoni në një lloj bote që Trump po pikturon. Po sigurisht, ai është një përçarës dhe paragjykues femrash.”

Lidhur me çështjen në fjalë, për “The Sun” presidenti së fundmi është shprehur në këtë mënyrë: “Nuk e dija këtë. Çfarë të të them? Nuk e dija që ajo ishte e keqe!”

Ndërkohë, në vijim, si për të ç’tensionuar situatën ai deklaroi se është shumë i lumtur që dukesha është pjesë e familjes mbretërore dhe se shpreson që Meghan të jetë mirë nga ana shëndetësore pas lindjes së vogëlushit, transmeton lapsi.

Vlen për t’u theksuar se Trump këtë të hënë do të zhvendoset në kuadër të një vizite zyrtare në Angli, aty ku pritet të takohet me disa nga pjesëtarët e familjes mbretërore, dhe Meghan nuk do jetë e pranishme për shkak se është me leje lindjeje.

Duke marrë parasysh marrëdhënien Markle-Trump, mund të themi me bindje se dukesha ndoshta ndihet pakëz e çliruar që nuk do jetë pjesëmarrëse në takimin zyrtar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme