Google ADS

Një minutë heshtje për Reyes para finales së Ligës së Kampionëve

17:37 | 1 Qershor 2019
Arbresh Info

UEFA ka konfirmuar se një minutë heshtje për të kujtuar futbollistin Jose Antonio Reyes do të mbahet në stadiumin Wanda Metropolitano para finales së Ligës së Kampionëve.

Ish lojtari i Sevillas, Arsenalit dhe Atletico Madridit, Reyes ka vdekur pas një aksidenti në trafik në moshën 35-vjeçare mëngjesin e së shtunës, transmeton portali arbresh.info.

Tottenhami dhe Liverpooli do të përballen kokë me kokë në Madrid mbrëmjen e sotme (e shtunë) dhe stadiumi i Atleticos do të jetë vendi ku zhvillohet finalja e kompeticionit kryesor të UEFA-së.

“UEFA dhe futbolli evropian janë thellë të pikëlluar nga lajmi tronditës që Jose Antonio Reyes ka ndërruar jetë dhe do doja t’i shprehja ngushëllimet e mija më të thella ndaj familjes së tij dhe të dashurve për humbjen e tij”, ka thënë presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin.

“Ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer dhe ka fituar një numër të madh trofesh kurdo që ka luajtur dhe jam i tronditur dhe pikëlluar që jeta e tij ka përfunduar tragjikisht”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme