Google ADS

Veseli për 1 qershorin: Lumturia e fëmijëve tanë, më e rëndësishmja për shtetin tonë

17:08 | 1 Qershor 2019
A. B.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për nder të 1 qershorit ka takuar disa fëmijë të Shkollës Fillore “Hasan Prishtina”.

Veseli këtë grup fëmijësh e ka takuar brenda ambienteve të Kuvendit, teksa përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lumturia e fëmijëve është kriteri më i rëndësishëm për ta vlerësuar punën e një shteti.

Ky është postimi i Veselit në Facebook:

Në ambientet e Kuvendit takova një grup fëmijësh të Shkollës Fillore “Hasan Prishtina”. Lumturia e fëmijëve është kriteri më i rëndësishëm për ta vlerësuar punën e një shteti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme