Google ADS

Vdekja e Jose Antonio Reyes: Wenger dhe Henry me mesazhe pikëlluese

17:15 | 1 Qershor 2019
Arbresh Info

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka dërguar mesazhe pikëllimi me rastin e vdekjes së ish bashkëlojtarit të tij, Jose Antonio Reyes.

Ish ylli i Arsenalit dhe Real Madridit, Jose Antonio Ryes ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare pas një aksidenti me veturë, transmeton portali arbresh.info.

Henry reagoi me anë të rrjeteve sociale duke e përshkruar Reyes si një “qenie të jashtëzakonshme njerëzore”.

“Jam i tronditur me të dëgjuar lajmin e trishtuar rreth Jose Antonio Reyes”, ka shkruar francezi.

“Lojtar i mrekullueshëm, super bashkëlojtarë dhe qenie e jashtëzakonshme njerëzore. Shpresoj që familja e tij dhe shokët të vazhdojnë të kenë fuqi dhe kurajo për të kaluar këtë periudhë të vështirë”

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger deklaroi: “Jam i tronditur me të dëgjuar këtë lajm të pikëlluar rreth Joses”

“Ngushëllime familjes, shokëve dhe të gjithë tifozëve nga familja e Arsenalit. Ai do të vazhdojë gjithmonë të mbetet në zemrat tona”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme