Lidhja nënë-vajzë është unike

13:59 | 1 Qershor 2019
Arbresh.info

Nënat janë afër vajzave të tyre që nga momenti kur ato e bëjnë hapin e parë, gjatë kohës kur janë në fazat e adoleshencës e deri në momentin kur vajzat bëhen vet nëna!

Dhe pavarësisht se nënat e vajzat mund të kenë konflikte të vogla me njëra-tjetrën, duket se lidhja emocionale mes tyre qëndron e fortë gjatë tërë jetës.

Në fakt, shkencëtarët thonë se kjo lidhje është më e forta!

Në një studim i cili ka pasur qëllim të kuptojë se përse depresioni dhe çrregullimet tjera të disponimit kryesisht trashëgohen nga nënat te vajzat, shkencëtarët kanë kryer skanime MRI në 35 familje të shëndetshme dhe ka zbuluar se nënat dhe vajzat kanë anatomi të njëjtë sa i përket pjesës së trurit që i rregullon emocionet.

“Kjo ndërlidhje është shumë më e fortë sesa lidhja nënë-vajzë, baba-vajzë, dhe baba-djalë”, kanë thënë hulumtuesit.

Pra, kjo do të thotë se vajzat janë më të prira t’i kuptojnë emocionet e nënave të tyre sesa çdokush tjetër, dhe anasjelltas.

Kështu, herën tjetër që jeni duke pasur një ditë të vështirë, ndoshta është mirë të mbështeteni te personi që ju kupton më së mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme