Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili është edhe zëdhënës i BDI-së, sot deklaroi se çështjen për bisedimet e përgjuara të publikuara ku dëgjohen funksionarë të lartë të partisë duhet ta shqyrtojnë institucionet që duhet të garantojnë komunikimin privat.
Osmani tha se në BDI kjo është nuk është biseduar dhe se nuk do të komentojnë bisedime private.
“Në BDI kjo çështje aspak s’është shqyrtuar, për shkak se kjo nuk është çështje e partisë por e institucioneve që duhet të garantojnë komunikimin privat”, tha Osmani duke shtuar se BDI ka qenë në disa sfida dhe gjithmonë ka dalë më e fortë.
Në kuadër të ndryshimeve të ministrave nga ana e kryeministrit Zaev, ai tha se ka komunikim mes Zaevit dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për, siç tha ai, përforcimin e kapaciteteve në Qeveri në pjesën e ekonomisë, përcjell telegrafi maqedoni.
“Fshesa nuk është parim që BDI e përdor. Kryetarit i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetari Zaev bisedojnë për përforcimin e kapaciteteve në Qeveri, në ekonomi”, tha Osmani.
Gjithashtu ka pasur bisedime të tejkalohen moskuptimet që dolën me emërimin e Erold Muslit për drejtor të Agjencisë për zbulim nga ana e kryetarit Stevo Pendarovskit.
“Kemi komunikim të gjejmë zgjidhje për këtë çështje”, tha Osmani.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...