Çfarë e bën një festë beqarie të vështirë për t’u harruar? Përveç entuziazmit të nuses dhe skuadrës së saj, gjithë elementët që duhet të jenë se s’bën pjesë e një feste të tillë. Fillojmë?
1. Gjërat e rëndësishme vijnë të parat. Maskat e fytyrës janë esenciale si për nusen ashtu dhe për gjithë vajzat e tjera. Festa është e gjatë dhe një fytyrë e lodhur nga nata më parë, nuk na duhet!
2. Një mikrofon rozë sepse një festë beqarie nuk ka kuptim pa një karaoke që zgjat me orë të tëra. Jemi apo s’jemi princesha?!
3. Qesen e vogël të “urgjencës”.
Para se të niseni për festën e beqarisë së shoqes suaj, në çfarëdo lloj ambienti të bëhet ajo kjo çantë e vogël duhet me vete. Aspirina, vitamina, larës fytyre dhe karamele me shije menteje. E dini që qejfi mbaron shpejt apo jo?
4. Spila për gjithë grupin!
Festa e beqarisë shkoi, por ky kujtim i vogël mund të qëndrojë në xhaketën tënde përgjithmonë.
5. Si mund të martohesh nëse në festën tënde të beqarisë nuk ke një komardare si kjo? Ulesh mbi komardaren-unazë dhe bën foto të papara për Instagram.
6. Një pipëz të tillë që shkruan “Bride”, për të provuar edhe njëherë se çdo gjë shijon më shumë nëse del me shije!
7. Që njerëzit ta dinë kush është fatlumja, duhet se s’bën t’i rrethoni flokët tuaj me një “vello” lulesh. Mundësisht të jenë natyrale dhe e punuar me dorë.
8. Mos harroni robe de chambre-at! Duhet të jenë matchy-matchy gjatë kohës që shijoni fasilitetet e festës…
9. Një libër të vockël kujtimesh! Mund të ruani foto, shaka apo dhe sekrete nga festa e beqarisë. Edhe nëse një ditë do ta shohin fëmijët e tu, kujtoji: Ishte festa e beqarisë!!
10. Karikuesat portativë. Mos e bëni këtë gafë sepse sipas epokës së Instagram-it, nëse askush s’ju pa duke festuar, ju s’festuat!
11. Bonus! Simbol i një penisi të vogël. Duket kaq i lezetshëm sa të gjithë do të duan ta vendosin sipër tavolinës së tyre. (Pa e kuptuar çfarë është vërtetë.)
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen