Haradinaj: Ta bëjmë Kosovën vendin e mundësive ku fëmijët do realizojnë ëndrrat e tyre

11:32 | 1 Qershor 2019
A Z

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar fëmijët për festën e tyre.

1 qershori, njihet ndërkombëtarisht si dita ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve dhe kështu festohet edhe në Kosovë.

“Të angazhohemi bashkë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve pa dallim, dhe Kosovën do ta bëjmë vendin e mundësive të mëdha ku fëmijët do të realizojnë ëndrrat e tyre, dhe nga Kosova të arrijnë majat e suksesit!”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është postim i tij në Facebook:

Fëmijë të dashur, urime dita juaj!

Për “1 Qershorin” Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve isha në orë mësimore me nxënësit e Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë ku u sfidova me pyetje për rrugëtimin historik të shtetit, shtetndërtimin, dhe të ardhmen e vendit!

Të angazhohemi bashkë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve pa dallim, dhe Kosovën do ta bëjmë vendin e mundësive të mëdha ku fëmijët do të realizojnë ëndrrat e tyre, dhe nga Kosova të arrijnë majat e suksesit! RH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme