Pishina e Gërmisë tashmë ka dy muaj që ka filluar përgatitjet për sezonin veror të këtij viti që qytetarët e Prishtinës dhe gjithë Kosovës t’i mirëpresë sa më mirë dhe të kalojnë momente të mira.
Këtë vit është rritur siguria me vendosjen e kamerave të reja. Janë bërë disa instalime të ujëmbledhësve për ta siguruar ujin, që mos të përzihet me ujërat atmosferike, dhe janë realizuar edhe disa ndërhyrje në amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, shkruan arbresh.info.
Mirlinda Sopi Krasniqi, kryeshefe ekzekutive në ndërmarrjen publike lokale “Sport Marketing”, në një intervistë për arbresh info ka thënë se muaji prill edhe maj tradicionalisht në Pishinën e Gërmisë janë muajt të fazës përgatitore kur pishina përgatitet për pranimin e qytetarëve të Prishtinës dhe gjithë Kosovës.
“Aktualisht jemi në përmbylljen të përgatitjeve për hapjen e sezonit veror 2019, kemi startuar me rekrutimin e stafit sezonal që çdo vit i merr Pishina e Gërmisë, në të cilët nënkuptojmë punëtorët teknik, shpëtimtarët të cilët kujdesen për jetën e qytetarëve, mandej arsimtarët e shkollës së notit mandej kemi vazhduar edhe me disa ndërhyje të reja, investime të reja në Pishinën e Gërmisë të cilat i kemi realizuar në bashkëpunim me Kawa Group me një marrëveshje shumë të mirë që e kemi realizuar në disa investime të cilat nënkuptojnë rritjen e kualitetit të pushimit të qytetarëve”, ka thënë Sopi-Krasniqi.
Ajo ka shtuar se Pishina e Gërmisë sezonin veror e fillon në Ditën e Çlirimit të Prishtinës më 11 ose 12 qershor por që e gjitha varet nga koha atmosferike.
“Pishina e Gërmisë në parim nis sezonën në Ditën e Çlirimit të Prishtinës që nënkupton 11, 12 qershor por shpresojmë që kemi me pas kohën e mirë me diell sepse pishina varet nga koha atmosferike dhe po besoj që kemi me pas diell dhe qytetarët do të jenë të mirëpritur me datën 11 qershor të këtij viti”, ka thënë ajo.
Sa i përket risive se çka do të ketë risi këtë viti në pishinë, Sopi-Krasniqi ka treguar se kanë bërë disa investime të vogla, por që investime të cilat do t’ia ndërrojnë pamjen kësaj pishine nuk kanë mundur të bëjnë pasi nuk kanë pasur përkrahje nga Komuna e Prishtinës.
Ndërsa ndërmarrja nuk ka mundësi financiare të bëjë investime të mëdha pasi, siç thotë ajo, Pishina e Gërmisë ka një sipërfaqe jashtëzakonisht të madhe.
“Po kemi bo disa investime të vogla, me thënë të drejtën investime që do t’ia ndërrojnë estetikën nga jashtë pishinës së gërmisë nuk kemi mundur të arrijmë marrëveshje me komunën sepse kemi dërguar një projekt në muajin janar të këtij viti mirëpo nuk kemi arrit të marrim përkrahje prej tyre. Ndërmarrja si ndërmarrje nuk ka mundësi financiare të bëjë investime të mëdha kapitale ngase në Pishinën e Gërmisë është jashtëzakonisht një sipërfaqe e madhe. Është një prej pishinave më të mëdha në Ballkan dhe në rajon ndoshta dhe nuk ka mundësi që me pak para të realizohet një ndërhyrje që do ta shihnin qytetarët nga larg, por kemi bë disa ndërhyrje sa i përket unazës së pishinës, mandej kemi rrit sigurinë me kamera kemi instaluar numrin e kamerave të reja, kemi bërë disa instalime të ujëmbledhësve për me e siguruar ujin mos me u përzier uji me ujërat atmosferike, mandej kemi realizuar edhe disa ndërhyrje në amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, janë ndërhyrje të vogla por më tepër funksionale”, është shprehur Sopi-Krasniqi.
Ajo ka thënë se për qytetarët të cilët vizitojnë këtë pishinë për jetën e tyre do të përkujdesen 12 deri 14 shpëtimtarë dhe një koordinator.
“Zakonisht janë 12 deri në 14 shpëtimtarë që angazhohen për sezonën verore, janë numër i mjaftueshëm e kanë edhe një koordinator që kujdesen për jetën e qytetarëve gjatë sezonën verore”, ka thënë ajo.
Ndërsa sa i përket cilësisë dhe pastërtisë së ujit, kryeshefja ekzekutive e kësaj ndërmarrje ka thënë se Pishina e Gërmisë e ka dëshmuar me vite që është një prej pishinave më të pastra në rajon. Janë punëtorët të cilët janë përgjegjës për pastërtinë e ujit, kështu që siç thotë ajo edhe këtë vit Pishina e Gërmisë nuk do të ketë probleme sa i përket cilësisë së ujit dhe pastërtisë.
Aktualisht ndërmarrja publike lokale, “Sport Marketing” menaxhon vetëm Pishinën e Gërmisë./Arbresh.info/R.Rexhepi
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...