Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën e 7-të publike, por këtë herë ai nuk i është drejtuar kryetarit të opozitës, Lulzim Bashës.
Letra e 7-të publike e Ramës është për mbështetësit e Partisë Demokratike, ku i vë në dijeni se ditën e sotme nis zyrtarisht fushata e zgjedhjeve për 30 qershorin.
LETER E SHTATE PUBLIKE JO PER LULZIM BASHEN
Bashkëqytetarë demokratë, sot Partia Socialiste nis zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ndërsa partia të cilës ju i përkisni si anëtarë apo që e keni votuar, si mbështetës ose simpatizantë, nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Fatkeqësisht, jo vetëm për ju po edhe për vendin, udhëheqja juaj politike ka hyrë në rrugën pa krye të frikës nga zgjedhjet, të panikut nga drejtësia dhe të kërcënimeve e të orvajtjeve të dëshpëruara, në dëm të Shqipërisë e të çdo shqiptari të interesuar për paqe sociale, zhvillim ekonomik, integrim të plotë të vendit në Bashkimin Europian.
Braktisja pa kthim e parlamentit, nxitja e dhunës, bojkotimi i zgjedhjeve, janë në thelb arratisje nga misioni, funksioni dhe korniza e vlerave të një partie demokratike. Jam sinqerisht i keqardhur për këtë.
Unë nuk jam ai që ju doni të shihni në krye të vendit. Nuk më keni votuar dhe sot nuk ju kërkoj të më votoni, po thjesht shpresoj të më lexoni.
Kur kemi vendosur të jetojmë në një sistem shumëpartiak dhe të synojmë bashkimin e Shqipërisë me Europën, kemi sfiduar një histori të gjatë e aspak bujare në aspektin e traditës demokratike. Hymë në rrugën krejt të re të demokracisë, pas një gjysëm shekulli diktaturë komuniste dhe një mënyre jetese të imponuar, ku kundërshtari politik ishte thjesht një armik për t’u luftuar pa asnjë mëshirë, e për t’u asgjësuar pa asnjë ngurrim. Sot e gjithë ditën, jeta jonë politike vuan ende nga paaftësia për ta respektuar kundërshtarin pa e sakatuar publikisht, me sulme që rëndom tejkalojnë çdo kufi etik dhe kthehen shpesh në dhunë gjuhe të përdalë me egërsi, deri në farë e në fis. Por sidoqoftë, kemi tejkaluar një fazë të rëndë, kur kundërshtarët politikë sakatoheshin me dhunë fizike ose kur protestat ishin të rrezikshme, sepse armët e shtetit përdoreshin për të qëlluar me plumba mbi protestuesit apo reagimi policor ndaj tyre kthehej në hu masiv. Kësisoj, edhe pse rikthimi fatkeq i protestave të dhunshme së fundmi ka treguar se ende s’jemi deprimitivizuar politikisht, kemi bërë sidoqoftë progres të madh në qasjen e qeverisë e në sjelljen e forcave të policisë ndaj protestuesve. S’është pak.
Disa mijëra ndër ju, keni marrë pjesë në protestat partiake të kohëve të fundit dhe shumë të tjerë prej jush, i mbështesni ato edhe pse, bazuar në anketimet tona, po edhe në çfarë tregojnë anketimet e pavarura të bëra nga miqtë tanë ndërkombëtarë, shumica e demokratëve nuk mbështesin as djegien e mandateve, as dhunën e ushtruar në protesta dhe as bojkotin e zgjedhjeve nga ana e udhëheqjes suaj. Gjithësesi, juve as ju pyeti kush për këto vendime politike ekstreme dhe politikisht vetëvrasëse, as nuk është qëllimi im këtu t’ju them çfarë duhet të bëni me udhëheqjen tuaj, e cila ka humbur shikimin pasi s’di të shohë përtej hundës së vet.
Askush ndër ju mbase, unë jo e jo, s’e kishte menduar se do të vinte dita kur partia juaj, e lindur si parti parlamentare nga zgjedhjet e para pluraliste, as të mos ishte më parlamentare dhe as të mos futej në zgjedhje. Çudi dhe degradim i madh njëkohësisht! Por sot, me një vendim sovran të udhëheqjes së asaj partie jemi përpara këtij fakti të kryer dhe s’kemi, mesa duket, asnjë mundësi ta zhbëjmë një zhvillim kaq negativ.
Zgjedhjet janë një e drejtë e panegociueshme kushtetuese e të gjithë atyre që duan të zgjedhin dhe një detyrim i pashmangshëm kushtetues i të gjithë atyre aë duan të zgjidhen.
Udhëheqja juaj nuk do zgjedhje, sepse i trembet një disfate elektorale të radhës. Ndërsa ne nuk e shkelim dot detyrimin, sepse duam të zgjidhemi në zgjedhjet e radhës.
Kam dëgjuar shpesh pyetjen: A mund të bëhen zgjedhje demokratike pa opozitën?
Zgjedhje demokratike do të thotë që të gjithë të gëzojnë të drejtën të zgjidhen. Por nëse përjashtimi në çfarëdo forme i opozitës nga zgjedhjet i bën ato antidemokratike, vetëpërjashtimi i një partie kryesore nga zgjedhjet nuk i bën ato jodemokratike.
Prandaj unë e ngre ndryshe pyetjen: A mundet që zgjedhjet demokratike të bëhen vetëm nëse do opozita?
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...