Kanada, zjarret detyrojnë 10 mijë banorë të evakuojnë shtëpitë

11:02 | 1 Qershor 2019
Arbresh.info

Mbi 10 mijë banorë kanë lëshuar komunitetet në provincën kanadeze Alberta dhe qindra zjarrfikës u ndeshën me flakët e zjarreve aktive në këtë provincë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i konsiderueshëm i banorëve të shpërngulur kanë humbur shtëpitë e tyre, pasi raportohet se gjatë ditës së djeshme në Alberta kishte 29 zjarre aktive.

Tymi ka rezultuar në cilësinë e dobët të ajrit në provincë, ndërkohë që është përhapur në pesë shtete të SHBA-ve, në disa raste duke shkaktuar edhe ajër jo të shëndetshëm.

Ndërkohë, në veri të provincës Ontario, një aeroplan ushtarak i gjeneratës së tretë dhe dy helikopterë u dërguan për të ndihmuar në evakuimin e banorëve. Më herët, komuniteti shpalli gjendje të jashtëzakonshme pasi u kërcënua nga një zjarr pyjor prej 3.000 hektarësh.

Studiuesit thanë se ndryshimi i klimës do t’i bëjë zjarret më të zakonshme në Kanada.

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me zjarr”, tha Mike Flannigan, një profesor i zjarreve në Universitetin e provincës Alberta, përderisa parashikoi një “të ardhme të nxehtë” në verat kanadeze.

Rreth 3.4 milionë hektarë tokë ishte pre e zjarreve në vitin 2017. Në muajin prill, një raport i ndryshimeve klimatike kanadeze zbuloi se vendi po ngrohet dy herë më shumë se pjesa tjetër e botës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme