Google ADS

Bardhyl Mahmuti kërkon drejtësi për fëmijët e vrarë gjatë luftës

10:03 | 1 Qershor 2019
A Z

Politologu Bardhyl Mahmuti në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve ka kujtuar të gjithë fëmijët shqiptarë që janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas tij, është obligim i të gjithëve që të angazhohen maksimalisht që drejtësia për vrasjen e 1392 fëmijëve të vihet në vend!

“Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve përkujtoj 1392 fëmijët shqiptarë që u vranë gjatë zbatimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Dhembja është e madhe për familjet e tyre dhe për tërë kombin shqiptar. Është obligim i të gjithëve që të angazhohen maksimalisht që drejtësia të vihet në vend!”, shkroi Mahmuti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme