Punësimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor, Kosova në fund të listës

09:13 | 1 Qershor 2019
Arbresh.info

Udhëheqësi i projektit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Nand Shani ka folur rreth papunësisë në Ballkanin Perëndimor, ai theksoi se nga të dhënat e publikuara nga nga ky këshill, Kosova ka pozicionin më të keq.

“Problemi i punësimit është njëra nga sfidat kryesore të vendeve të Ballkanit. Mesatarisht në gjithë Ballkanin niveli i papunësisë i moshës 15-24-vjeç është 35%. Ndërsa papunësia e përgjithshme është 16% në gjithë Ballkanin. Papunësia e të rinjve është dy herë më e lartë sesa papunësia e përgjithshme. Kjo tregon se ka një problematik të thellë sa i përket tranzicionit të të rinjve nga shkolla në tregun e punës”, ka thënë Shani në intervistën për Telegrafin.

Shani tregoi përqindjen e personave të papunë në Kosovë.

“Papunësia e të rinjve në Kosovë është më shumë se 50 %, nëse je i ri edhe je në punë në Kosovë ti je në minorancë në Kosovë. Gjithashtu edhe një statistike shumë e rëndësishme për të rinjtë, të rinjtë që nuk janë në arsim, punë apo trajnim. Përqindja e këtyre në Ballkanin Perëndimor është 22% në Ballkan. Në Kosovës është 30% këta të rinj janë të përjashtuar nga tregu i punës dhe tregu i arsimit, janë të margjinalizuar”, pohoi ai.

Mes tjerash, Shani tha se Kosova ka një popullsi të re në krahasim me vendet tjera të rajonit, dhe se çdo vit tregut të punës i shtohet një numër i madh i të rinjve dhe se tregu i punës nuk është i gatshëm të iu ofrojë kushte për punësim këtyre personave.

Shani tha se synimi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal është të identifikohen pengesat në rastin e punësimit të të rinjve, si dhe të shikohet se në cilat vende janë praktikat e mira, dhe të ndodhin shkëmbime mes vendeve të rajonit.

“Synimi kryesor është ngritja e kapaciteteve institucionale, të Ministrisë së Punës, të agjencive punësimit,. dhe shkëmbimi i eksperiencave. Jo vetëm ne vendet e Ballkanit por edhe me vendet e bashkimit evropian, në mënyrë që përafrohemi sa më shumë me të që po synojmë”.

Konferenca e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal “Si t’i përgjigjemi më mirë aspiratave evropiane të të rinjve në Ballkanin Perëndimor”, është mbajtur në kryeqytetin e Rumanisë në Bukuresht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme