Udhëkryqet kryesore në Prishtinë vazhdojnë të jenë të stër-ngarkuara me automjete pothuajse gjatë tërë ditës.
Të shpeshta janë aksidentet, si pasojë e tollovive të krijuara, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Megjithëkëtë, asnjë nga këto udhëkryqe të kryeqytetit nuk monitorohet nga kamerat e sigurisë.
Komuna thotë se planifikon që këtë vit t’i pajisë disa udhëkryqe me kamera, pasi aktualisht është duke punuar në një projekt të tillë.
Nga drejtoria për Shërbime Publike kanë bërë të ditur se për këtë qëllim janë ndarë 300 mijë euro.
Vendosja e kamerave, sipas Komunës, do të ndihmojë në identifikimin e shkelësve të rregullave në komunikacion dhe në menaxhimin më të mirë të fluksit në trafik.
Ekspertët e komunikacionit e vlerësojnë si shumë të rëndësishme vendosjen e kamerave. Mirëpo, kërkojnë që projekti të analizohet mirë në mënyrë që të mos ketë mangësi.
Nol Deda, ekspert i komunikacionit, thotë se monitorimi i vazhdueshëm do të ndikonte edhe në rënien e numrit të aksidenteve.
Ndërkohë, Tirana, aktualisht, monitoron udhëkryqet e saj me 23 kamera, derisa planifikon që të shtojë edhe 51 sosh.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend