Futbollistja kosovare njoftohet me statujën e saj

23:53 | 31 Maj 2019
Arbresh Info

Kosovare Asllani është njëra ndër katër yjet në futbollin e vashave në Suedi dhe për këtë arsye ajo është nderuar nga Federata e Futbollit të Suedisë dhe Coca-Cola me një statujë.

Nilla Fischer, Caroline Seger dhe Hedvig Lindahl janë tri vashat e tjera, përveç Kosovare Asllanit, të cilave u është ndërtuar një statujë, që tifozët mund t’i shohin nga afër në Suedi, raporton gazetaexpress.

Football Forevher është një kampanjë e Federatës së Futbollit të Suedisë dhe Coca-Colas, që e ka synim ta rritë vetëdijen për vajzat në botën e futbollit.

Përmes rrjetit social Instagram, ajo u befasua me punën e mirë e bërë në punimin e statujës.

Gjatë karrierës, Asllani ka luajtur edhe për klube të njohura si Manchestr City dhe Paris Saint Germain.

Për shumë vite ajo e barti fanellën e Suedisë, luajti 126 ndeshje dhe shënoi 32 gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme