Madridi është kryefjala e futbollit evropian në këtë fundjavë.
Stadiumi “Wanda Metropolitano” do të jetë arena e përballjes së dy skuadrave angleze, Tottenham – Liverpool, të cilat të shtunën në mbrëmje do të diskutojnë trofeun më të çmuar të futbollit evropian në nivel të klubeve – atë të Ligës së Kampionëve.
E në kryeqytetin spanjoll në mesin e mysafirëve të shumtë të UEFA-s është edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili do ta ndjekë nga afër këtë finale të madhe, së bashku me homologët e tij nga federatat e tjera anëtare të UEFA-s, por edhe personalitete tjera të shquara të futbollit.
Gjatë qëndrimit në Madrid, presidenti Ademi krahas shoqërimit me dy presidentët e federatave simotra, FSHF-së dhe FFM-së, Armand Duka e Muhamed Sejdini, ka zhvilluar edhe takime dhe biseda edhe me shumë kryetarë nga federatat e tjera si dhe me shumë njerëz të futbollit evropian.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...