Mikhail Krasnoshchenkov, shtetas rus, pjestar i UNMIK-ut në Kosovë, u shpall të premten si person i padëshiruar nga qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Për këtë, Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i tha Zërit të Amerikës, se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB-ja nuk është shtet.
Para pak minutash, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri një shkrim në facebook, duke thënë se veprimet e shtetasit rus, pjesëtar i UNMIK-ut janë kundër të drejtës dhe normave ndërkombëtare.
Sipas tij, pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë.
“Policia e Kosovës gjatë operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës ka arrestuar një qytetar rus, një spiun të kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së.
Veprimet e tij janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare. Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë. Misioni i Rusisë pranë OSBE-së duhet ta kuptojë se sundimi i ligjit është përgjegjësi e jona ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës në një shoqëri që ne ndajmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend