Pochettino nuk ka treguar nëse Kane do të startojë apo do ta nisë nga stoli ndeshjen me Liverpoolin.
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka folur para mediave në “Wanda Metropolitano”, para finales së madhe në Champions League.
Pochettino tha “kemi ambicie për të fituar dhe jemi të përgatitur”.
Pochettino foli edhe për Kane, që ka pasur një lëndim të rëndë që nga çerekfinale kundër Manchester City.
“Kane titullar? Nuk e di. Kemi një stërvitje tani dhe do të vendosim”, shtoi ai para stërvitjes së fundit në “Wanda Metropolitano”.
I pyetur për 11-shen startuese, ai heshti: “Nuk do të tregoj”.
“E gjithë skuadra nesër do të jetë në fushë para ndeshjes. Nesër duhet të jemi të bashkuar. Nesër do të tregojmë se futbolli është sport kolektiv, madje edhe lojtarët që nuk do të luajnë do të jenë vendimtarë.
“Rrugëtimi për në finale ka qenë i pabesueshëm. Jam krenar me ekipin, me gjithë lojtarët për punën e palodhshme”.
“E respektojmë Liverpoolin, së bashku me Manchester City janë më të mirët në Angli. Një vit më parë kanë qenë në finale. Meriton respekt Jurgen Klopp, kanë lojtarë të pabesueshëm dhe janë klub i shkëlqyer”.
Begaj uron Trumpin: Shqipëria vlerëson miqësinë me SHBA-të
Arrestohet një person në Ranoc të Klinës, iu gjet në veturë ...
Sveçla priti ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin B...
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve/ Vëmendja në derbin I...
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Trump, Kosova ka krijuar ushtrin...
Edhe Hoti uron Trumpin: Vetëm me SHBA-në, Kosova mund të lëv...