Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit për 31 personat e arrestuar nga aksioni i Policisë në Veri.
Masa e paraburgimit është një muaj për secilin të përfshirë në grup kriminal të organizuar, shmangie nga tatimi e keqpërdorim të detyrës, transmeton Indeksonline.
Më poshtë vendimi i plotë i gjykatës:
Prishtinë, 31 maj2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovëspër caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurveA.V-B, V.D, I.U, për shkak të veprave penale,Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të KoditPenal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale,Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Marrja e Ryshfetit nga neni 429 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurveI.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, A.J, M.J, N.B, J.M dhe S.I për shkak të veprave penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizua nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale Tregtia e ndaluar nga neni 305/2 të KPRK-së, Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318/1 të KPRK-së, kundër të pandehurve A.M, A.P, A.H, B.N, B.T, B.L, B.M, B.M, D. S, J.D, K.S, M.M, O.K, R.M, R.K, Z.B dhe Z.S, për shkak të veprës penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Marrja e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe tridhjetë e një të pandehurve u kacaktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.
Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së, ngase ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se të pandehurit po të gjenden në liri mund të fshehin provat e veprës penale, mund të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbej si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Gjithashtu gjykata ka konstatuar se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par 1 nën par 2.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...