Google ADS

Dribluesit më të mirë në Evropë: Kosovari lë prapa Messin e Hazardin

17:35 | 31 Maj 2019
Arbresh Info

Adnan Januzaj ka statistika më të mira sesa Lionel Messi e Eden Hazardi për driblimin e kundërshtarëve gjatë ndeshjeve të sezonit 2018/19.

Planet Football i ka radhitur dhjetë dribluesit më të mirë nga top pesë ligat e Evropës – Premierliga, La Liga, Serie A, Bundesliga, Ligue 1 – bazuar në numrin mesatar të driblimeve të kompletuara për çdo 90 minuta lojë.

Megjithatë, për ta bërë këtë listë më realiste, Planet Football ka vendosur që të zgjedhë vetëm lojtarët të cilët kanë luajtur të paktën 1000 minuta gjatë ndeshjeve të sezonit 2018/19.

  • 1. Sofiane Boufal, Celta Vigo – 6.2 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë
  • 2. Hatem Ben Arfa, Rennes – 5.1 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë
  • 3. Jeremie Boga, Sassuolo – 5.1 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë
  • 4. Neymar, Paris Saint-Germain – 4.7 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë
  • 5. Adnan Januzaj, Real Sociedad – 4.7 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë
  • 6. Lionel Messi, Barcelona – 4.5 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë
  • 7. Allan Saint0-Maximin, Nice – 4.4 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë
  • 8. Eden Hazard, Chelsea – 4.2 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë
  • 9. Jadon Sancho, Borussia Dortmund – 4.1 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë
  • 10. Youcef Atal, Nice – 4.0 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

Adnan Januzaj i ka zhvilluar gjithsej 24 ndeshje këtë sezon, në të cilët ka kontribuar me dy gola dhe katër asiste. Ai ka munguar në 18 ndeshje në La Liga për shkak të lëndimeve, të gjurit dhe kyçit të këmbës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme