Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Budvë të Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë “То be Secure“.
Ky forum vjetor i nivelit të lartë ka mbledhur këtë vit shumë personalitete nga fusha e politikës dhe sigurisë, të cilat do të diskutojnë për çështje rajonale dhe globale.
Thaçi dhe homologu i tij malazez, Milo Gjukanoviq, nesër në një diskutim të hapur do të flasin për çështje të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, si dhe për mundësitë e një bashkëpunimi më të madh në interes të tërë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili rajonin tonë do ta bënte më të sigurt dhe më të aftë për t’iu përgjigjur sfidave globale.
Forumi i Sigurisë “To be Secure” organizohet nga Këshilli Atlantik, nën patronatin e Qeverisë së Malit të Zi.
Hamza: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë heronj të mëdhenj dhe ...
Ana Lika dhe Bjordi Mezini po bëhen prindër, zbulojnë gjinin...
OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për ...
Ermal Krasniqi realizon gol
Luiz Ejlli shumë shpejtë më projekt të ri
Si të lani karriget e kopshtit: Nëse janë të bardha, ato do ...