Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë përkrahje aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit në luftën kundër korrupsionit si dhe forcimin e sunimit të ligjit.
Përmes faqes zyrtare SHBA-ja ka thënë se ai aksion ishte pikërisht në shërbim të kësaj çështje.
“SHBA-ja përshëndet përpjekjen për zbatimin e ligjit nga Qeveria e Kosovës duke luftuar korrupsionin dhe për të forcuar sundimin ligjit. Aksioni i Policisë së Kosovës më 28 maj ishte pikërisht një përpjekje për ta bërë këtë. Autoritetet arrestuan individë të dyshuar për përfshirje në kontrabandë dhe krim të organizuar”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se Policia arrestoi të dyshuarit që i përkasin grupeve të shumta etnike. Operacioni u zhvillua në disa vende të Kosovës, jo vetëm në veri.
“Gjithashtu e kuptojmë se policia mbajti dhe liroi një oficer rus të UNMIK-ut. Policia e Kosovës po e heton incidentin”, thuhet në deklaratë.
SHBA-ja bën thirrje për shmangien e veprimeve që mund të tensionojë situatën.
“Ne inkurajojmë të gjitha palët që të shmangin çdo veprim që mund të përshkallëzohet nga tensionet. Të gjitha palët duhet të demonstrojnë profesionalizëm dhe përmbajtje”, thuhet më tutje.
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...