Google ADS

Veseli për aksionin në veri: Nuk do të kursehet askush që ka shkelur ligjin

16:44 | 31 Maj 2019
A. B.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar për aksionin në veri, duke thjeksuar se është e gjitha një përpjekje e shtetit për rend dhe ligj në të gjithë territorin e Kosovës.

Ai madje ka thënë se nga veprime të tilla nuk do të kursehet askush. Veseli ka bërë thirrje te qytetarët e veriut që të mos bien në provokimet që mund të vijnë nga instrumentalizimet e politikes se Serbisë.

Postimi i tij i plotë:

Nuk ka objektiv më të rëndësishëm për shtetin sesa garantimi i sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Askush nuk do të shpëtoj nga dora e ligjit, përfshi ata njerëz që kanë abuzuar duke mbajtur uniformë e poste zyrtare të shtetit të Kosovës. Përgëzoj policët për kurajën dhe profesionalizmin e dëshmuar. Shpreh solidaritetin për policët e plagosur duke iu dëshiruar një shërim sa më të shpejtë.

U bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të komunitetit serb, që të vetë-përmbahen, të ruajnë qetësinë si dhe mos të bien pre e propagandës që synon të instrumentalizoj për qëllime politike një aksion të rendit publik. Përpjekjet për të vendosur rendin dhe ligjin, janë pikësëpari në shërbim të tyre, sepse ata, për një kohë të gjatë, janë ndjerë të kërcënuar e prekur nga prania e krimit të organizuar.

Unë i siguroj se, Republika e Kosovës, është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie e feje dhe mbetet e angazhuar seriozisht për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të gjithë qytetarëve të saj kudo ku jetojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme