EULEX mohon të jetë i përfshirë në operacionin e Policisë në veri

15:13 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Mediat serbe kanë raportuar sot se dy zyrtarë të EULEX-it kanë qenë të përfshirë në operacionin e Policisë në veri ku u arrestuan disa persona që dyshohet se ndërlidhen me kontrabandën dhe krimin e organizuar.

Sipas tyre, EULEX-i ka bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të arrestuar, shkruan lajmi.net.

E ndaj këtyre raportimeve ka reaguar EULEX-i. Ata kanë mohuar se në çfarëdo forme kanë qenë të përfshirë në këtë aksion.

“Për sa i përket raportimeve të fundit të cilat janë publikuar sot në një numër të mediumeve, EULEX-i dëshiron të theksojë se ky Mision nuk ka qenë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë i përfshirë në operacionin e Policisë së Kosovës të quajtur “Kontrabanda”, i cili është kryer të martën që shkoi më 28 maj”, thuhet në njoftimin për media.

“Prandaj, s’do mend të kuptohet se, asnjë pjesëtar i EULEX-it nuk është ndaluar për asnjë moment në lidhje me këtë”, kanë thënë më tutje nga EULEX-i.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të vendoset në lidhje me masën e sigurisë ndaj të arrestuarve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme