Vetëvendosje në Prishtinë ka kërkuar që asamblistët, Visare Goran dhe Uran Ismaili të zëvendësohen më anëtarë të tjerë.
Asamblisti i VV-së, Mirsad Vitia ka thënë se arsyet e kësaj kërkese janë mungesat prej 3 respektivisht 7 muaj të Ismialit dhe Goranit, shkruan arbresh.info.
“Më 23 mars 2019 në mbledhjen e tretë të Kuvendit Komunal të Prishtinës Grupi I VV-së kemi ngritur shqetësimet e mungesave të vazhdueshme të anëtarëve të PSD-së, Visare Gorani dhe PDK-së, Uran Ismajli, fatkeqësisht nuk kemi parë asnjë hap konkret nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Agim Kuleta”, ka thënë ai.
Vitia ka shtuar se kryesuesi i Kuvendit Komunal nuk ka dhënë arsye për mungesat e tyre.
“Ne i dorëzuan zyrtarisht atij, lëndën kërkesë për inicimin e procedurës për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinës, Visare Gorani dhe Uran Ismajli kjo pasi ne kemi kërkuar nga kryesuesi të tregoj arsyet e mungesave por ai ka refuzuar kategorikisht ta bëj këtë pasi nëse do të t’i kishte pas ato nuk do të refuzonte t’i tregonte”, ka shtuar ai,
E sipas tij me ligj pas mungesave për 3 muaj duhet të behët zëvendësimi.
“Të dy asamblistëve u ka pushuar mandati pasi me mos pjesëmarrjen e tyre në Kuvend në periudhën prej tre muaj, pra detyrimi i kryetarit të Kuvendit është krejt formal. Ai është i detyruar të bëj zëvendësimin e tyre në përputhje me ligjet në fuqi, pra legjislacioni është zbatuar për sa i përket pushimit të anëtareve ndërsa nuk është zbatuar në zëvendësimin e tyre”, ka shtuar ai.
Asamblisti i VV-së ka ngritur shqetësimin e pagesës edhe pa marrë pjesë në Kuvend Komunal.
“Çdo pagesë mujorë apo e kompensimit që u bërë atyre pas mungesave në afat tre mujor është shkelje penale andaj kërkojmë nga kryesuesi Kuleta që këtë detyrë të tij ta filloj sa më shpejt që është e mundur”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”