Katër persona janë arrestuar mëngjesin e së premtes pasi dyshohen për ‘falsifikim të dokumenteve’
Sipas Policisë së kosovës arrestimet janë kryer në Velani, KOdrën e Trimave dhe Matiqan në rajonin e Prishtinës bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
“Me datën 31/05/2019 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’ neni 390”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovë ka njoftuar gjithashtu së gjatë arrestimit janë konfiskuar edhe dëshmi.
“Ky operacion policor ka përfshirë tri lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, atë të Kodrës së Trimave, Velanisë dhe Matiqanit, ku gjatë kontrollit nga të dyshuarit janë sekuestruar:
E sipas Policisë së Kosovës me vendim të prokurorit kompetent personat e dyshuar janë dërguar në ndalim për 48 orë, për veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’
Ndryshe arbresh.info mëngjesin e sotëm kishte raportuar për opreacionin e Policisë në në “Kodrën e Trimave”/Arbresh.info/
Lexo edhe: Operacion i gjerë i policisë në “Kodrën e Trimave”
Ish-diplomati izraelit: Netanyahu nuk ka ndërmend t’i japë f...
Blick raporton nga Serbia: Sjellje josportive nga tifozët ve...
A ka Izraeli një strategji për kohën e pas luftës?
Konfiskohen 50 fishekë me gaz në një veturë me targa malazez...
Zelensky thotë se rusët kanë tentuar t’i zmbrapsin forcat uk...
Të shtëna në Tennessee: Vritet një person, nëntë të tjerë pl...