Google ADS

Shpërthen vullkani Etna

13:55 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Mali Etna në Itali, vullkani më aktiv i Evropës, është “zgjuar”, me lavën që rrjedh për disa qindra metra, gjë që edhe vullkanologët e kanë konfirmuar.

Dy çarje u hapën në bazën e kraterit juglindor dhe në skajin verilindor të kraterit të Ri Juglindor rreth orës 03:00 në orën lokale, transmeton portali arbresh.info.

Flukset e lavës u shoqëruan nga një aktivitet strombolian nga krateret kryesore. Sidoqoftë, aeroporti i afërt Catania mbetet i hapur.

Etna, e cila ngrihet në gati tre kilometra, ndodhet në bregun lindor të Sicilisë, në qytetin Metropolitan të Catania, midis qyteteve të Messinës dhe Catanisë.

Një shpërthim midis 1991 dhe 1993 pa qytetin e Zafferanës të kërcënuar nga një rrjedhje e lavës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme